“Topii i Artë’, Thiago Silva jep 3 emrat për podiumin

Thiago Silva ka dhënë një intervistë, ku mes të tjerash ka treguar të preferuarit e tij si fitues të mundshëm të “Topit të Artë”. Sipas mbrojtësit brazilian, Ousmane Dembele është një nga kandidatët kryesorë. “Ka shumë mundësi që Dembele ta fitojë ‘Topin e Artë’. Fundi i sezonit do të jetë vendimtar, pra nëse fiton Champions League. Dy emra të tjerë? Besoj se dihen: Lamine Yamal dhe Raphinha. Të tre kanë kaluar një sezon të shkëlqyer, secili në shifrat e tij. Besoj se do të jenë në podium. Duhet fitorja e Champions për vendin e parë”.

sfidanti.al