Vedat Muriqi kryeson listën, zbuloni 10 lojtarët shqiptar më të paguar

Lojtarët shqiptar sa vijnë dhe po spikasin më shumë në Europë. Shumë prej tyre luajnë në 5 ligat kryesore të Europës, ku mbajnë pozicionet e titullarit. Në këtë listë tregohet paga bruto e 10 lojtarëve më të paguar shqiptar. 3 prej tyre janë nga përfaqësuesja e Kosovës, ndërsa 7 të tjerët luajnë për Kombëtaren e Shqipërisë. Çfarë bie tjetër në sy është se gjysma e tyre luajnë në kampionatin italian. Vedat Muriqi, sulmuesi i Mallorcas në Spanjë kryeson këtë listë me një pagë rreth 4.5 milionë euro. 3 mbrojtës që luajnë në Seria A vazhdojnë këtë listë. Bëhet fjalë për Elseid Hysaj, Kumbullën dhe Rrahmani. Mjaft të paguar janë më pas dhe Muçi me Rashicën në Turqi. Të dy lojtarët kanë firmosur për 3 milionë euro në sezon. Lista e mëposhtme mbyllet me 4 lojtarë të tjerë nga Kombëtarja shqiptare. Bëhet fjalë për Brojën, Ismajlin, Bajramin dhe Strakoshën që kanë nën kontratë më shumë se 1.5 milionë euro.

Lista e 10 lojtarëve shqiptar më të paguar:

  1. Vedat Muriqi – Mallorca €4,580,000
  2. Elseid Hysaj – Lazio €3,700,000
  3. Marash Kumbulla – Roma/Sassuolo €3,330,000
  4. Amir Rrahmani – Napoli €3,210,000
  5. Ernest Muçi – Besiktas €3,000,000
  6. Milot Rashica – Besiktas €3,000,000
  7. Armando Broja – Chelsea/Fulham €2,430,000
  8. Ardian Ismajli – Empoli €1,670,000
  9. Nedim Bajrami – Sassuolo €1,540,000
  10. Thomas Strakosha – Brentford €1,520,000

sfidanti.al