Vasil Shkurtaj rikthehet në shtëpi

Flamurtari nuk ndalet në merkato. Vlonjatët vazhdojnë që të përforcojnë organikën në merkaton e janarit dhe kanë arritur që të firmosin me një emër të njohur të futbollit shqiptar. Vasil Shkurtaj nga dita e sotme është zyrtarisht një lojtar i Flamurtarit. Sulmuesi i lindur në Vlorë është aktivizuar me disa skuadra në Shqipëri si Laçi, Kukësi apo Luftëtari, ndërsa së fundmi është aktivizuar në Qipro. Vlonjatët pretendojnë rikthimin në elitën e futbollit shqiptar këtë sezon dhe deri tani kanë afruar në skuadër gjatë merkatos së janarit emra si Sebastián La Torra, Gersi Diamanti, Arton Podrimcaku, Justinas Janusevskis dhe Idriz Batha.

sfidanti.al