Eder Militao blindohet me kontratë të re nga Real Madrid

Real Madrid ka konfirmuar zyrtarisht se Eder Militao ka nënshkruar një kontratë të re 4-vjeçare me klubin e tyre. Kontrata e mëparshme e qendërmbrojtësit brazilian po skadonte vitin e ardhshëm, por ai e ka zgjatur qëndrimin e tij në “Santiago Bernabeu”. Kontrata e tij e re tani do të skadojë më 30 qershor 2028. “Real Madrid CF dhe Eder Militao kanë rënë dakord për të vazhduar kontratën e lojtarit tonë, i cili mbetet i lidhur me klubin deri më 30 qershor 2028”, thuhet në njoftimin e klubit mbretëror. Militao iu bashkua Real Madridit në vitin 2019 nga Porto në moshën 21-vjeçare dhe që atëherë është bërë një lojtar kyç për skuadrën e parë.

sfidanti.al