Dëmtohet Cristiano Ronaldo, dështon turneu i Al-Nassr në Kinë

Dëmtimi i Cristiano Ronaldosa ka ndryshuar planet e Al-Nassr që ka anuluar turneun në Kinë pasi pa portugezin në grup, interesi në tregun kinez bie dukshëm. Turneu kishte parashikuar dy sfida me Shangain dhe Hong Kongun por problemet muskulare të numrit 7 kanë bërë që Al Nassr të njoftojë klubet kineze për vendimin e marrë. “Dua t’u kërkoj falje tifozëve kinezë, e di që të gjithë duhet të jenë të trishtuar sepse edhe unë jam i trishtuar”, ka thënë fillimisht Ronaldo. “Siç e dini, në futboll ka gjëra që nuk mund t’i kontrolloni, dhe gjithashtu unë jam një lojtar që nuk pëson shpesh dëmtime edhe pse kam luajtur për 22 vjet”, përfundoi portugezi. Disa minuta më vonë ishte edhe faqja zyrtare e Al Nassr, e cila konfirmoi një gjë të tillë.

sfidanti.al