Myrto Uzuni duket se po gjen formën e tij optimale. Sulmuesi shqiptar ka shënuar sërish me skuadrën e tij, Austin, në ndeshjen e radhës kampionatin amerikan të futbollit (MLS).
30-vjeçari shqiptar ka shënuar golin e parë në fitoren 4-2 të skuadrës së tij përballë DC United. Ky ishte goli i tretë në 4 ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticionet për Uzunin me fanellën e Austin.
Sulmuesi kuqezi ka luajtur për 90 minuta dhe ishte një nga lojtarët më të mirë në fushë për skuadrën e tij.
sfidanti.al