Njëherë e një kohë, Manchester United dominonte në mënyrë evidente në Premier League dhe Evropë. Njëherë e një kohë, Manchester United nuk kishte probleme financiare dhe nuk kishte pse të kërkonte ndihmë nga askush. Njëherë e një kohë ishte Manchester United i Sir Alex Ferguson… E gjithë kjo nuk ekziston më dhe Djajtë e Kuq janë bërë një skuadër normale me ngritjet e tij, të pakta dhe uljet, të shumta. Nuk shërbyen për asgjë lojtarët e shumtë që ndërroheshin çdo vit, trajnerë të ndryshëm që erdhën në pankinë, ndryshimi i pronësisë, investitorët e rinj. Në vend që të përmirësohet, situata bëhet më keq. Tani, siç raporton Daily Mail, United ka shkuar aq larg sa të kërkojë favore nga kushërinjtë e tyre të Manchester City.
“DO NA MERRNI EDHE NE ME VETE?”
Me rastin e ceremonisë së “Topit të Artë”, United duhet të dërgojë të rinjtë e tyre Mainoo dhe Garnacho në garë për trofeun Kopa. Të dy, megjithatë, mund të mos dinë si të shkojnë në Paris dhe si të kthehen në Mançester. Arsyeja? Rishikimi i shpenzimeve i zbatuar nga pronarët e United, të cilët menduan të “poshtërojnë veten” kështu: ata i kërkuan një fluturim falas kushërinjve të tyre të City, që kanë një avion privat. Përgjigja është elokuente: “Na vjen keq, por gjithçka është plot”. Kështu Djajtë e Kuq tani po kërkojnë një avion që mund të shoqërojë dhe sjellë lojtarët e tij në shtëpi. Rënie totale, edhe në imazh.
sfidanti.al