UEFA dënon Romën për ndeshjen me Porton

UEFA ka njoftuar gjoba dhe sanksione pas fazës së play-off-it të kompeticioneve evropiane javët e fundit. Në veçanti, organizata më e lartë e futbollit evropian ka vënë në shënjestër Romën, pas ndeshjes së parë ndaj Portos në stadiumin ‘Do Dragão’.

Vendimi i UEFA-s:

Dëmtim i shkaktuar në stadium dhe/ose në pajisjet e tij: gjobë prej 8 mijë eurosh dhe detyrimi për të kontaktuar Porton për zgjidhjen e dëmeve të shkaktuara nga tifozët. Shkelja e rregullave bazë të sjelljes nga Claudio Ranieri: 20 mijë euro gjobë. Sjellje e papërshtatshme e ekipit: 11 mijë euro gjobë. Gjobitja e Ranierit lidhet me deklaratat e tij pas barazimit 1-1 në Portugali. Trajneri verdhekuq sulmoi hapur gjyqtarin e ndeshjes:

“Ajo që nuk më pëlqen dhe po flas me Rosettin: e gjithë bota e di që ju jeni një person i ndershëm dhe i drejtë. Por si është e mundur që dërgoni në Oporto një arbitër që në 22 ndeshje ka dhënë vetëm 9 barazime për ekipet mike? Pse ky emërim? Pastaj, të gjitha ata kartonë… Më dukej sikur po priste diçka në zonë për t’u dhënë atyre fitoren. U thashë lojtarëve të mos protestonin, por ai e drejtonte ndeshjen në atë mënyrë. Tetë lojtarë tanë të ndëshkuar me të verdhë dhe një i përjashtuar: diçka ndodhi, por kishte edhe më shumë se kaq. I largova lojtarët nga fusha, ai nuk e meritonte përshëndetjen tonë. Në një ndeshje ndërkombëtare, një situatë e tillë? Nuk mund të bëjmë sikur nuk ndodhi.”

sfidanti.al