Hummels analizon pozicionin e tij te Roma

Roma është në një formë të shkëlqyer në Serie A, me pesë fitore në gjashtë ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticionet. Megjithatë, ky moment i mirë i skuadrës së Claudio Ranierit nuk ka përfshirë Mats Hummels, i cili edhe një herë ka shprehur me ironi pakënaqësinë e tij për mungesën e minutave në fushë. Që nga janari, ish-mbrojtësi i Bayernit dhe Borussia Dortmundit ka luajtur vetëm 90 minuta ndaj Monzës, ndërsa në të gjitha ndeshjet e tjera nuk është aktivizuar fare.

I transferuar si një përforcim i madh gjatë merkatos së verës, mbrojtësi gjerman ende nuk ka marrë minuta të plota në fushë dhe nuk e fsheh pakënaqësinë… por as sarkazmën. Përmes Instagramit, qendërmbrojtësi me përvojë e shfrytëzoi ndarjen e çmimeve Oscar në Shtetet e Bashkuara për të bërë një shaka. “Dhe çmimi Oscar për pushimet më të gjata shkon për…” – shkroi ai, duke e shoqëruar postimin me disa foto duke shijuar bukuritë e Romës.

sfidanti.al