UEFA cakton “Arenën Kombëtare” për Shqipëri-Serbi

Shqipëria do të përballet me Serbinë në 7 qershor në orën 20:45, në ndeshjen e vlefshme për Grupin K në kualifikueset e Botërorit 2026-të. UEFA ka zyrtarizuar stadiumin “Arena Kombëtare” për këtë duel që pritet të jetë shumë i luftuar. Kombëtarja kuqezi e drejtuar nga Silvinjo ndodhet në vendin e dytë me 3 pikë, pasi u mposht në ndeshjen e parë nga Anglia në Uembli dhe fitoi në “Arena Kombëtare” kundër Andorrës.

sfidanti.al