Oliver Kahn sulmon Uli Hoeness: Po e dëmton Bayernin

Oliver Kahn kritikon Bayernin. Legjenda e klubit bavarez nuk ka ngurruar të thotë dy fjalë për situatat aktuale në “Allianz Arena”, ku javët e fundit kanë ndodhur plot ngjarje. Kryesorja ishte vendimi për të larguar Thomas Muller, lajm që Kahn nuk e ka pritur aspak mirë. “Mendoj se klubi ka humbur një shans të madh me të. 25 vite te Bayerni, pret që klubi t’i ndajë gjërat mirë, jo kështu. Ishte gjë e pakëndshme për t’u parë. Klubi do të pendohet për këtë sjellje”, tha ish-portieri i Gjermanisë. Sipas Kahn, një pjesë të fajit e ka Uli Hoeness, i cili nuk heq dorë nga tundimi për të qenë vendimmarrës te Bayerni. “Uli gjithmonë ka ndjesinë që duhet të udhëzojë të tjerët për vendimet që duhet të marrin apo për ato që nuk duhet të marrin”, tha Kahn.

sfidanti.al