Turqia e pamundur e Muçit

Mos ndoshta Ernest Muçi nuk arriti të përshtatej në një skuadër të madhe si Beshiktashi, apo situata kaotike në klub e dëmtoi talentin shqiptar? Kjo mbetet temë diskutimi, por fakti është se sipas njërës prej gazetave kryesore të Stambollit, ylli i kombëtares shqiptare do të largohet nga gjigandi turk në fund të sezonit. E përditshmja “Foto Maç” i ka kushtuar një shkrim me titullin interesant, “Muçi nuk ndodhi”.

Kjo do të thotë se, sipas kësaj medieje, nuk u justifikuan shpresat që kishin drejtuesit e Beshiktashit tek 23-vjeçari kuqezi.

Burimet e të përditshmes në klub i pohuan “Foto Maçit” se në verë lojtari ofensiv do të largohet nga skuadra, duke shtuar se ai nuk arriti të fitonte besimin e asnjërit prej 3 trajnerëve që drejtuan Beshiktashin deri tani.

Këta ishin Xhovani Van Bronkhorst që u shkarkua në nëntor, tekniku I përkohshëm Serdar Topraktepe dhe njeriu aktual i stolit, Ole Gunar Solskjer. Muçi ka 6 gola dhe dy asistë në 28 ndeshje këtë sezon, duke luajtur në më pak se gjysmën e minutazhit, ndërsa u mor janarin e vitit të kaluar nga trajneri portugez, Fernando Santos, e Legias së Varshavës iu pagua një shifër rekord prej 10 milionë eurosh. Pritet të shihet se çfarë do të ndodhë në verë, dhe se ku do ta vazhdojë karrierën talenti shqiptar.

 

sfidanti.al