Tre minuta në fushë, një finte dhe gol, Pogba eleminon Milanin

Mund të mendohej se Mançester Junajtidi nuk i kishte shanset e duhura për t’ia dalë, por statistikat dhe tradita nuk është gjithçka. Nuk peshuan aspak 4 eleminimet në krahasim me vetëm një kualifikim, përballë Milanit, por vendosi forma e ekipit dhe loja. Krejt ndryshe nga sa ndodhi në “Old Traford”, anglezët ishin më lart dhe e merituan falë një goli të shënuar në 48’ nga Pol Pogba. Kampioni i botës hyri në fushë në nisje të pjesës së dytë dhe pati nevojë vetëm për 3 munuta për të realizuar me një finte dhe gjuajtje të shpejtë që mposhti Donarumën. Zllatan Ibrahimoviç hyri për vendasit në pjesën e dytë dhe pati një rast të pastër, por u ndalua nga portieri Henderson.

Mançester Junajtidi bëri realitet fjalët e trajnerit Solskjer që kishte thënë se ekipi i tij mund ta fitonte Ligën e Europës, ndërsa Milani vazhdon të “ridimensionohet”. Pasi humbi kryesimin në Serinë A, po humbet edhe vendin e dytë, ndërsa është jashtë Europës. “Jemi të lumtur, -tha Solskjeri, – ia dolëm me shumë vështirësi ndaj një rivali të madh. Duhet të shfrytëzosh shanset dhe ne e bëmë. U mbrojtëm fort. Në kupë ka ekipe shumë të mirë, por mendoj se duhet të jemi të saktë. Gjithçka mund të ndodhë, por ne u kualifikuam dhe kemi besim”.

Rezultatet

Arsenal-Olimpiakos 0-1 (3-2), Dinamo Zagreb-Totenhem 3-0 (3-2), Molde-Granada 2-1 (2-3), Shahtar Donjeck-Roma 1-2 (1-4), Milan-Mançester Junajtid 0-1 (1-2), Gllazgou Rejnxhërs-Sllavia Pragë 0-2 (1-3), Vijarreal-Dinamo Kiev 2-0 (4-0), Jang Bojs-Ajaks 0-2 (0-5).

Në çerekfinale: Mançester Junajtid, Arsenal, Roma, Vijarreal, Granada, Ajaks, Dinamo Zagreb, Sllavia Pragë.

Sfidanti.al