Trajneri Foda nuk ka në plan të largohet nga Kosova

Trajneri gjerman ka folur me nota pozitive për ecurinë e Kosovës në kualifikueset e Botërorit dhe në Play-Off. Në deklaratën pas ndeshjes me Turqinë në “Fadil Vokrri”, mes të tjerash ai theksoi se nuk e mendon lagimin nga stoli i “Dardanëve”.

“Jemi të gjithë të mërzitur. U munduam dhe deshëm që të kualifikoheshim në Botëror. Ishte e mundur ndaj Turqisë për 90 minuta dhe jam krenar për ekipin. Mendoj se i gjithë ekipi e ka përfaqësuar Kosovën në mënyrën më të mirë të mundshme. Kështu do të shkojmë përpara.

Dua ta shfrytëzoj rastin t’i falënderoj të gjithë tifozët që ishin në stadium. Më e rëndësishmja është ajo që i kam thënë edhe ekipit, kushdo që e përcjell Kosovën, ta ndiejë këtë në fushë dhe ta shohin se ata japin shpirtin në fushë.

Synimi ishte kualifikimi në Botëror, por të shohim tani për të ardhmen time. Ishim një ndeshje larg Botërorit, skuadra po zhvillohet mirë. E kam pritur, sepse puna dhe mundi shpërblehen. Kjo ka ndodhur me skuadrën tonë. Nuk e kam plan që ta lë Kosovën, sepse më pëlqejnë vendi dhe populli”, – u shpreh trajneri Foda.

sfidanti.al