Po flasim për punë parash sepse klubi londinez ka vendosur të “hapë qesen”. Në futbollin e femrave nuk kemi shifrat e çmendura që ekzistojnë tek meshkujt, dhe rekordi i transferimeve është 200 000 paundë stërlina, vendosur nga Çelsi për Lorin Xhejmsin që e mori nga Mançester Junajtidi. Tashmë, ky rekord do të arkivohet pasi Totenhemi do të forcojë skuadrën me një yll të marrë pikërisht nga Çelsi. Flasim për sulmuesen Bet Inglënd (Beth England) dhe Spërsat duan që ta bëjnë të vetën për 250 000 paundë stërlina.
Sfidanti.al