Derbi vazhdon në të gjitha nivelet e futbollit shqiptar, madje mjafton ky etiketim dhe intresimi i publikut asnjëherë nuk është i zakonshmi. Në fushën sportive “Skënder Halili” të kryeqytetit janë ndeshur për javën e pestë të Kategorisë së Dytë, Tirana B – Partizani B. Ambjenti ku u zhvillua takimi ishte i mbushur në kapacitetin e tij modest, ndërkohë që për t’i rritur rëndësinë. gjithçka u transmetuar drejtpërdrejtë edhe nga TVSH e Supersport. Ndeshja, ashtu si ajo midis ekipeve të para luajtur në “Elbasan Arena” nuk nxorri një fitues, por me ndryshimin e vetëm, që u shënua nga një gol në secilën portë.
Në të 18’, pas një topi të Arbanës janë miqtë që shënojnë të parët me anë të Jaupajt, një futbollist i talentuar, që pothuajse në çdo ndeshje të Superiores është në listën prej 18 futbollistësh të përzgjedhur nga Starova. Por edhe nga krahu i bardhebluve kishte emra të njohur, si portjeri Bakaj, apo Peçi dhe të gjithë bashkë e bënë ndeshjen shumë interesante. Pas një pjese të dytë më të mirë, në të 80’, skuadra e drejtuar nga Migen Memelli barazon me anë të mbrojtësit Keqi, i cili përfundoi një aksion perfekt. E veçantë ishte, se tek Tirana titullarë ishin edhe Halili e Nuri, djemtë e presidentëve të fundit të 24 herë kampionëve të vendit, Lutfi Nuri dhe Refik Halili.