Florjan Përgjoni është largimi i radhës te Tirana. 27-vjeçari, i cili sezonin e fundit mbajti shiritin e kapitenit, ka njoftuar largimin, duke dalë lojtar i lirë në merkato.
Me ekipin e parë të Tiranës ai luajti 138 ndeshje ku më së shumti preferohej në krahun e majtë të mbrojtjes.
Prej kohësh lojtari ka qenë një dëshirë e Egnatias dhe më shumë gjasa do e vazhdojë aty karrierën.
Postimi i futbollistit:
“Pas katër sezonesh të jashtëzakonshëm me fanellën bardh e blu, ka ardhur momenti të mbyll një kapitull shumë të rëndësishëm të karrierës time. Që kur u bëra pjesë e këtij klubi, kam jetuar çdo moment me përulësi dhe me pasion të pastër; ndjeva peshën e brezave, historinë, legjendat e këtij klubi.
Faleminderit që më keni bërë të ndiej se nuk po luaj vetëm për një skuadër, por për një qytet. Dua të falënderoj Klubin e Futbollit Tirana. Dua të falënderoj bashkëlojtarët e mi. Stafin teknik për mbështetjen dhe për punën e palodhur. Trajnerët me të cilët kam pasur fatin te punoj gjatë këtyre viteve.
Presidencën dhe drejtuesit e klubit për mundësinë dhe besimin e vazhdueshëm. Dhe mbi të gjitha, një falënderim nga zemra shkon për tifozët bardh e blu për çdo suport dhe duartrokitje. Zemra e këtij klubi! Kjo përvojë më ka rritur si futbollist dhe si njeri. Ta përfaqësoja këtë klub si kapiten këtë sezon ka qenë një nder dhe përgjegjësi që do ta mbaj përherë me krenari.
Faleminderit për çdo emocion që më keni dhuruar. KF Tirana do të mbetet përgjithmonë pjesë e imja Nuk them lamtumirë, them thjesht: “Mirë u pafshim” ! Me shumë mirënjohje dhe respekt, Florian Pergjoni”.
sfidanti.al