Rivaliteti historik mes Tiranës dhe Flamurtarit mund të rifillojë në stadiumin “Selman Stërmasi”, ku bardheblutë shpresojnë që pas një periudhe të gjatë të rikthejnë tifozët dhe atmosferën e njohur të këtij dueli. Tirana ka shprehur dëshirën që ndeshja të zhvillohet pikërisht në fushën e saj, duke rikthyer “Selman Stërmasin” në skenën kryesore të futbollit shqiptar. Pas shumë viteve, një përballje e tillë do të shënonte një moment të veçantë për tifozët bardheblu, duke rikthyer emocionin dhe rivalitetin e njohur mes dy ekipeve. Megjithatë, zhvillimi i këtij takimi mbetet në pritje të konfirmimit nga Federata Shqiptare e Futbollit.
Vendimi i FSHF-së do të vendosë nëse stadiumi plotëson kriteret e sigurisë dhe organizimit për të pritur një ndeshje të rëndësishme si Tirana-Flamurtari. Bardheblutë presin me padurim këtë ndeshje, e cila do të rikthejë atmosferën e “Selman Stërmasit” dhe do të shënojë një kapitull të ri në historinë e përballjeve tradicionale mes dy ekipeve. FSHF ka inspektuar stadiumin ditën e hënë dhe me shumë mundësi do të jepet leja për ndeshjen. Gjithsesi, vendimi përfundimtar merret ditën e enjte.
sfidanti.al