Silvinjo: Mungojnë golat? Nuk jam i shqetësuar, do vijnë në të ardhmen

Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, analizoi fitoren minimale të Shqipërisë ndaj Letonisë.

Ai pranoi se minutat e fundit ishin të vështira dhe rrezikuan rezultatin. I pyetur për golat e paktë, Silvinjo theksoi se nuk është i shqetësuar, duke thënë se rëndësi ka që të krijohen raste shënimi.

“Broja ka bërë një ndeshje shumë të mirë. Jam i kënaqur me të. Sapo ka ndryshuar klubin. Nuk më shqetëson që nuk ka shënuar, ka rrugë përpara. Do të vijë momenti i tij.

25 minutat e fundit ishin të vështira dhe rrezikuan pak. Me 2-3 topa në ajër mund të na i vinin në rrezik rezultatin. Manaj ishte i freskët nga ndeshja e kaluar, po ashtu edhe Broja. Këto ishin zgjedhjet. Letonia këto lloj ndeshjesh ka zhvilluar. Është një ekip që qëndron në lojë dhe mund të të rrezikojë kur je 1-0.

Goli d të vijë në momentin e duhur, nuk jam i shqetësuar për këtë pjesë. Kemi krijuar situata që të çojnë te goli. Nuk më shqetëson mungesa e golave. Ne e dimë që pika e vështirësisë janë 30 metrat e fundit. Këto mundësi do të krijohen në të ardhmen.

Është një ndeshje e rëndësishme me 3 pikët në xhep, për të vazhduar garën. Kemi bërë një grumbullim shumë të mirë. Alban Bushi po bën një punë të shkëlqyer, duke rritur brezat e rinj. Vitin tjetër ka një kompeticion të rëndësishëm si Europiani.

Janë në një rrugë të mirë dhe janë shumë trajnerë të mirë, Bushi dhe Bulku”, u shpreh Silvinjo.

sfidanti.al