Tirana ka zyrtarizuar afrimin e sulmuesit suedez Admir Bajroviç. 28-vjeçari vjen pas eksperiencave në Suedi, Holandë, Rumani e Greqi. Bajroviç ka qenë gjithashtu pjesë e Suedisë U17 dhe Suedisë U18, ndërsa në edicionin e fundit ishte pjesë e skuadrës së Levadiakos, ku shënoi 2 gola në 9 ndeshje. Ndonëse në karrierën e tij ka luajtur me shumë skuadra, në dy vitet e fundit nuk ka patur shumë stabilitet dhe te Tirana kërkon që të gjejë formën e tij më të mirë. Suedezi është bashkuar me skuadrën dhe do të provojë që të japë më të mirën e tij e të ndihmojë ekipin që në ndeshjet e Conference League. Tirana do të luajë në turin e parë të Conference League me Torpedo Kutasi. Ndeshja e parë do të luhet në datën 11 në Gjeogji, ndërsa takimi i kthimit do të zhvillohet pas një jave në Tiranë. Skuadra ka zhvilluar fazën përgatitore në Ohër dhe synon që të ketë një aventurë sa më të gjatë në arenën ndërkombëtare.
sfidanti.al