Cuadrado: Ishte viti më i vështirë i karrierës

Juan Cuadrado dhe Inter mbyllën bashkëpunimin pas vetëm një sezoni. Kolumbiani, nuk arriti kurrë të shndërrohej në një lojtar me peshë te zikaltërit teksa u penalizua nga dëmtimet e shumta dhe në pjesën më të madhe të kohës nuk ishte në dispozicion të trajnerit Simone Inzaghi. Së fundmi, Cuadrado reagoi në rrjetet sociale duke theksuar se për të, ky i fundit ishte viti më i vështirë i karrierës ndërsa shtoi se shpreson të ketë mundësinë për të treguar vlerat e tij në një tjetër klub.

“Ishte viti më i vështirë në karrierën time pasi u dëmtova. Por, ky është futbolli. Nuk ka rëndësi nëse bie, por rëndësi ka se si ngrihesh. Besoj se mund t’ia dalë edhe me ndihmën e Zotit. E di që do të kem mundësinë e një aventure të re për të treguar vlerat dhe për të shijuar atë që dua të bëj më shumë. Faleminderit Interit dhe të gjithë shokëve të skuadrës”, u shpreh Cuadrado.

sfidanti.al