Tirana-Dinamo City nuk ka fitues

Tirana dhe Dinamo City i kanë dhënë jetë një takimi mjaft të bukur në “Selman Stërmasi” ku u luajt takimi i fundit i vlefshëm për javën e 23-të të Abissnet Superiore. Ndeshja u mbyll pa fitues edhe pse ishte e pasur me episode të shumta, të cilat kushtëzuan të dy ekipet.

Vendasit nisën mjaft mirë duke gjetur një gol falë Falaye, i cili u tregua i kujdesshëm dhe kaloi në avantazh të tijtë duke përfituar nga mbrojtja e jo e përqëndruar e Dinamos.

Me kalimin e minutave ekipi i Dajës rriti presionin dhe fitoi edhe një penallti në të 17’. Bregu, i cili e fitoi, mori përsipër që ta ekzekutonte, por nuk u tregua i saktë duke e dërguar sferën jashtë.

Pak minuta më vonë në të 32’ një konflikt mes Verës dhe Cortez detyroi kryesorin që të largonte me karton të kuq Gudjabin, i cili në tentativë për të shuar konflikin humbin durimin dhe goditi në fyt një lojtar të Tiranës.

Në pjesën e mbetur të lojës Dinamo City nuk u kursye duke luajtur si e barabartë me Tiranën. Në fund, në të 81’, ekipi i Ilir Dajës gjeti golin e barazimit. Koma, i harruar në zonë nga mbrojtësit e Tiranës, mposhti portierin bardheblu duke shpërblyer besimin e dhënë nga Daja.

Pas 23 javësh Dinamo mban vendin e katërt me 35 pikë ndërsa Tirana ngjitet në të tetin me 21.

sfidanti.al