Humbja e Argjentinës në finalen e Kupës së Botës 2026 vazhdon të prodhojë tensione, ndërsa këtë herë në qendër të polemikave kanë përfunduar tifozët e River Plate. Në ndeshjen e parë të skuadrës në kampionat ndaj Barracas Central, një grup ultrasish u filmua duke kënduar kore ofenduese ndaj Spanjës, Anglisë dhe Kilit. “Spanjollë, anglezë dhe kilianë… gjithë Argjentinës na e hani…”, ishte thirrja që u dëgjua nga tribunat dhe që u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale, duke ngjallur reagime të shumta.
Sipas tifozëve, kënga ishte një kundërpërgjigje ndaj kritikave dhe talljeve që, sipas tyre, Argjentina ka marrë nga vende të ndryshme gjatë dhe pas Botërorit. Pas humbjes ndaj Spanjës në finalen e turneut, në Argjentinë kanë qarkulluar edhe teori konspirative që pretendojnë se FIFA dhe faktorë të tjerë kanë ndikuar në rezultatin e finales. Megjithatë, deri tani nuk është paraqitur asnjë provë që mbështet këto akuza. Koret e tifozëve të River Plate tregojnë se zhgënjimi për humbjen në finalen e Botërorit mbetet i madh dhe se polemikat rreth turneut vazhdojnë të dominojnë opinionin sportiv në Argjentinë.

