Tifozët e Liverpool shkaktuan tërmet në ndeshjen që fituan titullin

Tifozët e Liverpulit, të cilët festuan triumfin historik të titullit kampion në Premier Ligë duke mposhtur Tottenham 5-1 në stadiumin “Anfield” shkaktuan një seri lëkundjesh tërmeti. Ky është përfundimi i sizmiologëve referuar të dhënave të marra nga Universiteti i Liverpool, që përdorën aparatura speciale për të regjistruar tërmetet. Skuadra e drejtuar nga Arne Slot siguroi titullin e 20-të në histori, duke barazuar rekordin e Manchester United në një stadium të mbushur plot më 27 Prill. Lëkundja më e fortë u shkaktua nga goli i Alexis Mac Allister në minutën e 24-t, i cili i kaloi të kuqtë në avantazh 2-1. Magnituda maksimale ishte 1.74 e shkallës Rihter.

Sipas shkencëtarëve që u morën me studimin, njësoj si ngjarjet natyrore sizmike, këto gola shkaktuan lëkundje të tokës, nisur nga pasioni i jashtëzakonshëm i tifozëve të Liverpool. Entuziazmi i fansave ishte aq i madh, sa e lëvizi Tokën. Aktiviteti sizmik ishte i dukshëm veçanërisht pas shënimit të golave.nLëkundja e dytë më e madhe, me magnitudë 1.60, u regjistrua pas golit të Mo Salah përpara tribunës “Kop” në pjesën e dytë. Sipas shkencëtarëve, megjithëse lëkundjet ishin të vogla dhe nuk ndiheshin në tribunat e stadiumit, ato ishin të mjaftueshme “për të lënë një gjurmë të qartë në Anfield”. Studuesit shpresojnë që publikimi i këtyre të dhënave të nxisë ide inovative për aplikime të mundshme, ndoshta edhe për të përmirësuar përvojën në stadium.

sfidanti.al