Teuta nuk ndalet, përforcon repartin e avancuar me tre lojtarë. Bëhet fjalë për Klejdi Dacin, Rooney Eva dhe Manssour Fofana! Ndërsa Daci është një rikthim pas eksperiencën e tij në Uzbekistan me OKMK Olmaliq, Eva vjen nga Mes Rafsanjan, ndërsa më parë ka luajtur edhe për MZ Hakka dhe CSKA 1948. Ai gjithashtu ka përfaqësuar Kamerunit në grupmoshat U21.
Ndërkohë, Fofana, i bashkohet Teutës pas disa viteve eksperiencë në kampionatin grek, ku ka veshur fanellat e Veria NPS, PAS Giannina dhe së fundmi AO Egaleo.
Njoftimi i klubit:
Mirësevjen, Rooney Eva!
KF Teuta ka kënaqësinë të njoftojë afrimin e sulmuesit kamerunas Rooney Eva, i cili do të jetë pjesë e skuadrës sonë.
Klubi ka firmosur sot marrëveshjen me lojtarin, i cili do të forcojë repartin ofensiv dhe pritet të jetë një element i rëndësishëm në objektivat tona për pjesën e dytë të sezonit.
Eva vjen nga Mes Rafsanjan, ndërsa më parë ka luajtur edhe për MZ Hakka dhe CSKA 1948. Ai gjithashtu ka përfaqësuar Kamerunit në grupmoshat U21.
Me përvojën dhe kualitetin e tij, jemi të bindur se Rooney do të japë një kontribut të çmuar në fushën e lojës.
I urojmë mirëseardhje në Durrës dhe shumë suksese me fanellën blu të Teutës!
Mirësevjen Klejdi Daci
Forcë, eksperiencë dhe përkushtim – sërish pjesë e ekipit tonë.
MANSSOUR FOFANA ËSHTË BLU!
Sulmuesi i majtë nga Bregu i Fildishtë , Manssour Fofana, i bashkohet Teutës pas disa viteve eksperiencë në kampionatin grek, ku ka veshur fanellat e Veria NPS, PAS Giannina dhe së fundmi AO Egaleo.
23-vjeçari pritet të forcojë repartin ofensiv të skuadrës sonë, duke sjellë më shumë intensitet, shpejtësi dhe rrezikshmëri në sulm.
sfidanti.al

