Teuta po tregohet shumë aktive në këtë merkato vere. Një erë e re ka nisur në klubin durrsak dhe drejtuesit e rinj po mundohen që të ndërtojnë një skuadër sa më kompetitive për sezonin e ri. Klubi nga Durrësi njofton se ka siguruar shërbimet e David Fadairo, një lojtar me eksperiencë, që ka luajtur më herët në Çeki, Qipro dhe Austri. “D avid Fadairo është zyrtarisht lojtar i Teutës! Anësori nigerian, 24 vjeç, vjen nga klubi Tatran Prešov në Sllovaki, ku është aktivizuar rregullisht gjatë sezonit të fundit. Me eksperiencë në liga si ajo e Sllovakisë, Republikës Çeke, Qipros dhe Austrisë, Fadairo është një profil ofensiv që sjell shpejtësi, driblim dhe fleksibilitet në krahët e sulmit”, shkruhet në njoftimin e klubit. Teuta ka afruar deri më tani në skuadër emra si: Ardit Toli, Sebastian Gonzales Zela, Albi Doka, Arlis Shala, Harallamb Qaqi, Florian Përgjoni dhe Gentian Selmani.
