Ten Hag mund të largohet në verë nga Manchester United

Erik Ten Hag mund të largohet nga Manchester United këtë verë në rast se ai nuk sigurohet nga klubi për fuqinë që do t’i jepet. Sir Jim Ratcliffe do të vendosë të ardhmen e Ten Hag në ‘Old Trafford’ në fund të sezonit me klubin që po has në vështirësi për të siguruar kualifikimin në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm. Sir Dave Brailsford, drejtori sportiv tek INEOS, dëshiron që të ndryshojë mënyrën se si United rekruton lojtarë të rinj, por Ten Hag është i etur që të sigurohet se ai do të mbetet një pjesë e rëndësishme në procesin e marrjes së vendimeve. Tekniku holandez mban veton për të gjitha transferimet që prej ardhjes së tij si trajner në 2022, dhe dëshiron që fjala e tij të ketë peshën më të madhe në atë se cilët lojtarët duhet të vijnë dhe të largohen nga klubi. Ka pasur një pikëpyetje sa i përket politikës së transferimeve tek United që prej emërimit të Ten Hag, pasi ata kanë shpenzuar 100 milionë euro për të sjellë Antonyn nga Ajaxi. Sidoqoftë, është raportuar se Ten Hag mund të mos qëndrojë as në vitin e tij të fundit të kontratës, teksa mundësia e rikthimit tek Ajaxi nuk është përjashtuar.

sfidanti.al