Drejtuesit e Inter e mbyllën merkaton duke i dhënë Simone Inzaghit, Davy Klaassen, mesfushorin e lindur në 1993, kontrata e të cilit skadon në qershor 2024, të cilit holandezët kanë ulur cmimin ne vitin e fundit. Lojtari do të nënshkruajë një kontratë 1-vjeçare me opsion për një sezon tjetër në 1.5 milionë euro neto dhe do të kompletojë repartin.
Interi është tashmë i kompletuar, i ndërtuar në mënyrën më të mirë të mundshme me alternativa në çdo pozicion dhe gati për të sulmuar. Hapësirat për mesfushorin shqiptar Kristjan Asllani ngushtohen edhe më shumë me mbërritjen e holandezit. Merkato per Inter duket se ka shkuar mire dhe Klaassen nuk është gjë tjetër veçse pjesa përmbyllëse e një skuadre që duket se nuk ka asnjë të metë.