Taranto militon në Serie C por ndeshjet e sezonit të ardhshëm mund të detyrohet t’i luajë në Teramo, rreth 500 km larg shtëpisë për shkak të punimeve që do të nisin në Stadiumin që do të presë Lojrat Mesdhetare. Në lidhje me këtë çështje, në qytezën italiane janë të shqetësuar kryesisht tifozët dhe ata më të vjetërit bëjnë llogari edhe më të kthjellëta si ky 84-vjeçar, videoja e të cilit është bërë virale pasi në një lidhje live ai shpërthen në lotë sepse nuk beson që i ka mbetur ende edhe shumë kohë për të jetuar dhe nuk dëshiron në asnjë mënyrë që ta mbyllë jetën pa parë në shtëçi skuadrën e zemrës. Quhet Carmine Trotolo dhe ndër të tjera ai thekson:
“Vij prej 75 vitesh në stadium dhe unë kam të drejtë ts shikoj ndeshjet në Taranto, të paktën 40 km larg por jo kaq larg. Nuk mund të mungoj sepse më kanë ngelur edhe pak vite jetë. Pse duhet të më shkëpusni nga Taranto ime nga ngjyra ime”.