Superkupa e Europës i shkon PSG-së, Tottenham dorëzohet në fund

PSG e Luis Enrique ka fituar Superkupën e Europës në Udine ku ka mundur me shumë vështirësi ekipin e Tottenham. Ekipi i Thomas Frank befasoi të pranishmit në Udine duke kaluar dy herë në avantazh falë van de Ven (39’) dhe Romero (48’). Por kampionët e Champions League treguan diferencën e madhe mes dy ekipeve në organikë pasi diferencën e bënë lojtarët, të cilët erdhën nga stoli. Lee Kang-In (85’) dhe Ramos (90’+4’) barazuan gjithçka duke dërguar ekipet në pikën e bardhë të penalltisë. Njëmbëdhjetëmetërshatu buzëqeshën francezëve, e cila ktheu katër të tilla në gol ndërsa formacioni britanik vetëm tre.

sfidanti.al