Stërvitja e fundit në Malaga, Kombëtarja kthehet sot në Shqipëri

Kombëtarja shqiptare zhvilloi mëngjesin e sotëm një seancë stërvitore pas ndeshjes miqësore ndaj Gjibraltarit. Lojtarët e aktivizuar përgjatë ndeshjes së mbrëmshme u fokusuan te rikuperimi dhe disa ushtrime të lehta, ndërsa lojtarët pa minutazh në ndeshje realizuan stërvitje të plotë. Pasditen e sotme ekipi do të udhëtojë drejt Tiranës ku do të vijojë përgatitjet për ndeshjen kualifikuese të kampionatit botëror ndaj Letonisë.

sfidanti.al