Stadiumi historik ‘Bilino Polje’, ku Italia pësoi eliminimin dramatik ndaj Bosnjë Hercegovinës, pritet të shembet shumë shpejt. Lajmi u konfirmua nga presidenti i federatës së futbollit të vendit, Vico Zeljkovic, i cili zbuloi plane ambicioze për të ardhmen pas kualifikimit në Botëror.
Drejtuesi vlerësoi suksesin e madh të arritur ndaj Italisë: “Ky triumf ka një peshë të veçantë, sidomos kur mendon se kemi luajtur kundër Italisë. Kjo tregon se kemi cilësi dhe e bën këtë arritje edhe më të rëndësishme”. Ai shtoi se Bosnja është “e vetmja përfaqësuese e Ballkanit Perëndimor që është kualifikuar në Botëror”. Duke parë drejt turneut, objektivat janë të qarta: “Nuk do të shkojmë si turistë. Synimi ynë është të kalojmë fazën e grupeve”. Megjithatë, Zeljkovic kërkoi edhe mbështetje pa presion nga tifozët, duke theksuar rëndësinë e përjetimit të këtij momenti historik. Në fokus është edhe infrastruktura. Presidenti pranoi se vendi nuk përfitoi si duhet nga kualifikimi në Botërorin 2014, por këtë herë situata do të jetë ndryshe: “Nuk do ta përsërisim atë gabim”.
Sfidanti.al

