Lamine Yamal mungoi mbrëmë në ndeshjen kundër Real Sociedad dhe sot mbërriti deklarata mjekësore nga Barcelona: 17-vjeçari pësoi një dëmtim të vogël në kyçin e këmbës që do ta detyrojë të qëndrojë larg fushës së blertë për 2-3 javë. Prandaj ai do të mungojë në ndeshjet e Spanjës. “Pasi shërbimet mjekësore të kombëtares spanjolle kanë analizuar raportin e dërguar nga Barcelona, Lamine Yamal do të mungojë në ndeshjet e radhës të kombëtares për shkak të dëmtimit. Spanja do të luajë kundër Danimarkës në Kopenhagen (e premte 15) dhe kundër Zvicrës në Tenerife (e hënë 18)”, thuhet në njoftimin për shtyp të Federatës spanjolle të futbollit. Në vend të talentit të Barcelonës, trajneri i Spanjës, De La Fuente ka grumbulluar për këto dy takime sulmuesin e Gironës, Bryan Gil.
sfidanti.al