Skënderbeu, mesfushori 24-vjeçar rikthehet në… kategorinë e pestë

Zgjati vetëm 6 muaj aventura e Erolind Krasniqit te Skënderbeu. Tashmë është rikthyer sërish te Suderelbe në Gjermani. Skuadra e Suderelbe merr pjesën në kategorinë e pestë për nga niveli në futbollin gjerman. Para se të transferohej te Skënderbeu, 24-vjeçari ishte pikërisht pjesë e tyre. Mesfushori mori minuta në 14 ndeshje të Superiores këtë sezon. Gjatë tyre asistoi dhe 1 gol.

sfidanti.al