Prokuroria e Tiranës po heton një futbollist nga Bregu i Fildishtë, si të përfshirë në falsifikimin e vizave për futbollistë afrikanë që synojnë të klubet shqiptare. Hetimi ndaj 22-vjecarit nisi pas kallëzimit të një rasti, ku disa pretendentë afrikane për futbollin shqiptar paguan 6 mijë euro për dokumentet, por morën viza të falsifikuara. Një 22 vjeçar nga Bregu i Fildishtë po hetohet nga prokuroria e Tiranës si bashkëpunëtor në falsifikimin e vizave për futbollistë afrikanë që synonin të luanin në kampionatin shqiptar të futbollit. Gjashtë aspirantë për klubet shqiptare kishin paguar nga 1 mijë euro për vizat shqiptare në pasaportat e tyre, pa ditur se ishin të falsifikuara.

