Me 22 gola, tri asist dhe disa paraqitje të mira në Euro 2024, Rey Manaj është në listën e dëshirave të shumë skuadrave.
Për një skenar të tillë është përgatitur edhe Sivasspor, pasi vetë trajneri Bulent Uygun theksoi se merkato e skuadrës së tij do të varet shumë nga e ardhmja e 27-vjeçarit.Uygun, u shpreh se nëse largohet Manaj do të duhet që të transferojnë dy sulmues, në të kundërt, nëse Manaj qëndron atëherë do të mjaftohej edhe me një prurje të re si alternativë për sulmuesin e kombëtares kuqezi. Mbetet për t’u kuptuar tashmë se cila do të jetë aventura e radhës për Manaj, teksa sinjalet nga Italia, aty ku 27-vjeçari ka luajtur me skuadra si Inter, Spezia, Cremoneze dhe Spezia.
sfidanti.al