Situata te United, Ragnick: Klubi ka problem me lidershipin

Ish-tekniku i Manchester United, Ralf Ragnick ka dhënë komentin e tij për situatën te Manchester United. “Që kur u largova, ata kanë shpenzuar 700, 800 milionë Stërlina dhe skuadra është renditur e 15-ta. Kanë ndërruar trajnerë shumë herë. Tani është Amorim, i cili është një trajner shumë i mirë, por nëse në fund nuk funksionon, do të vijë një trajner tjetër, me sistemin e tij të ri të lojës ose filozofinë, ai do të sjellë lojtarë të tjerë… Dhe kjo na kthen tek ajo që thamë në fillim për Johan Cruyff. Duhet të jetë dikush që vendos se cili është planifikimi. “Mendoj se duhet të kthehemi në vitin 2013, kur Sër Alex u largua nga klubi. Dhe kur ishte ende atje, ai ishte truri i gjithçkaje. Ai ndoshta solli edhe shumë njerëz të rëndësishëm në klub. Dhe kur u largua, disa nga ata njerëz ndoshta u larguan nga klubi bashkë me të. Që atëherë, mendoj se klubi ka një problem me lidershipin: kush i merr vërtet vendimet dhe pse i marrin ato?”,

sfidanti.al