Barcelona, disa lojtarë duhet të largohen

Pas mbërritjes së Joan Garcias nga Espanyol, Barcelona ëndërron për Nico Williams. Drejtori sportiv Deco foli hapur për të, duke thënë se ai ka treguar interes për katalanasit. Në këto kushte, Barcelona po mendon që të shesë disa lojtarë, në mënyrë që t’u bëjë vend të afruarve në merkato. Megjithatë, duke marrë parasysh kufizimet ekonomike që duhen respektuar, Barcelona tani po mendon se kë të lërë të lirë, për t’u bërë vend të sapoardhurve në merkaton e verës. Një nga lojtarët që mund të largohet është Andreas Christensen. Sipas gazetës Sport, mbrojtësi nuk dëshiron të largohet nga Barcelona, ​​​​por në të njëjtën kohë situata e tij duhet të monitorohet sepse disa klube janë të interesuara për të. Midis tyre, disa ekipe nga Arabia Saudite dhe Milani.

sfidanti.al