Ermir Rashica, sulmuesi dhe kapiteni i Shqipërisë U-21, është gati për të bërë hapin e madh në karrierë. Për lojtarin e lindur në Mitrovicë ka interesim nga klubet të njohura europiane, me në krye ato franceze. Sulmuesi luan aktualisht me Metalist në Ukrainë, ku kaloi nga Skënderbeu. Ai ka kontratë deri në vitin 2028 me klubin ukrainas, por me siguri do ta mbyllë para kohe bashkëpunimin me të, duke parë ecurinë e lojtarit dhe interesimin nga kampionatet më të forta.
Rashica është titullar te Metalist, ku kanë kaluar edhe disa lojtarë të tjerë nga kampionati shqiptar, si Zabërgja dhe Mba. Ai ka shënuar 5 gola dhe ka dhënë 3 asiste gjatë periudhës që është pjesë e kësaj skuadre. Përveç këtyre numrave, mosha e re e sulmuesit është një faktor që ngacmon edhe klubet me emër në futbollin europian. Franca duket për momentin destinacioni më i mundshëm për 21-vjeçarin, por emri i skuadrës që e kërkon mbahet sekret.
sfidanti.al

