Jane Anderson është një njeri shumë i zgjuar i futbollit. Trajneri i Suedisë sfidoi çdo parashikim duke eleminuar fillimisht Italinë në plej of të Botërorit (pasi kishte mundur Francën në grup dhe kishte eleminuar Holandën), eleminoi Gjermaninë edhe pse u mund prej saj, hoqi qafe Zvicrën, dhe të gjitha këto i bëri pa Zllatan Ibrahimoviçin.
Suedia e tij tani është jashtë Kupës së Botës, dhe Andersoni pyetet se çfarë mendon për atë që e eleminoi, skuadrën e Anglisë. Përgjigja e tij me siguri do t’i bëjë të lumtur tifozët anglezë. “Po, unë pa lëkundje mendoj se ata janë pretendentë për t’i shkuar Botërorit deri në fund, – tha Andersoni, – ata janë peshë e rëndë, të fuqishëm, shumë mirë të organizuar. Dua të vlerësoj trajnerin dhe skuadrën, është një ekip shumë i mirë futbolli, që nuk të lejon ta kapësh në befasi”.
“Mendoj se Anglia është e aftë të fitojë Kupën e Botës”, – gjykoi trajneri i Suedisë. Pati kritika për suedezët pas humbjes me Anglinë, por Anderson deklaroi se “nuk besoj se ne luajtëm keq, por nuk arritëm maksimumin sepse kishim përballë një kundërshtar shumë të fortë”.
Sfidanti.al