Shqiptarët protagonistë te Sparta e Pragës

Sulmuesi shqiptar, Indrit Tuci, debutoi ditën e djeshme me fanellën e Spartës së Pragës në duelin miqësor ndaj Kopenhagen, ku skuadra e tij triumfoi me rezultatin e pastër 2-0. Para sfidës pati një prezantim special për lojtarët e afruar në merkaton e janarit, teksa pjesmarrja në stadiumin e Spartës ishte e lartë. Protagonist në këtë duel ishte dhe mesfushori i Kombëtares, Qazim Laçi, që dhuroi një asist fantastik për Olatunjin në minutën e 17-të, që shënoi golin e parë për këtë vit kalendarik. Ndërkohë në fragmentin e dytë të lojës u aktivizua edhe Indrit Tuci, i cili zhvilloi paraqitje të kënaqshme teksa në minutën e 76-të, 23-vjeçari ndal nga shtylla dhe më pas topi përfundoi te Kuchta, i cili do të realizonte golin e dytë të ndeshjes. Duelin e parë zyrtar për këtë vit 2024, Sparta e Pragës, që është dhe kryesuesja e kampionatit çek me 50 pikë në 19 ndeshje, do e luajë në datën 10 shkurt në transfertë ndaj Karvinës.

sfidanti.al