Është hedhur ditën e sotme në selinë e FIFA-s në Zyrih, shorti i fazës së Play Off-it të Kupës së Botës për zonën europane. Polonia është rivali i Shqipërisë në gjysmëfinale, sfidë me një takim, që do të luhet më 26 mars të vitit 2026. Nëse kuqezinjtë kalojnë me sukses ndeshjen kundër Polonisë do të luajnë në finalen që të çon në Botëror me fituesin e sfidës Ukrainë-Suedi.
Përballjet me Poloninë
Polonia nuk është një rival i panjohur për shqipërinë. Dy skuadrat janë përballur 15 herë me njëra-tjetrën dhe bilanci anon nga polakët që kanë fituar 10 takime, kuqezinjtë kanë fituar 2 ndeshje, ndërsa 3 sfida janë mbyllur në barazim. Ndeshja e fundit e luajtur mes dy skuadrave më 10 shtator të vitit 2023, e vlefshme për kualifikueset e Euro 2024, është fituar nga Shqipëria 2-0.
Ndeshjet
06.11.1949 Poloni – Shqipëri 2-1 Miqësore
01.051950 Shqipëri – Poloni 0-0 Miqësore
29.11.1953 Shqipëri – Poloni 2-0 Miqësore
14.10.1970 Poloni – Shqipëri 3-0 Kualifikuese EURO
12.05.1971 Shqipëri –Poloni 1-1 Kualifikuese EURO
31.10.1984 Poloni – Shqipëri 2-2 Kualifikuese FIFA
30.05.1985 Shqipëri – Poloni 0-1 Kualifikuese FIFA
19.10.1988 Poloni – Shqipëri 1-0 Kualifikuese FIFA
15.11.1989 Shqipëri – Poloni 1-2 Kualifikuese FIFA
29.05.2005 Poloni – Shqipëri 1-0 Miqësore
27.05.2008 Shqipëri – Poloni 0-1 Miqësore
02.09.2021 Poloni – Shqipëri 4-1 Kualifikuese FIFA
12.10.2021 Shqipëri – Poloni 0-1 Kualifikuese FIFA
27.03. 2023 Poloni – Shqipëri 1-0 Kualifikuese EURO
10.09.2023 Shqipëri – Poloni 2-0 Kualifikuese EURO
sfidanti.al

