Po afron sfida kundër Serbisë, përballja e tretë e fushatës kualifikuese të Kupës së Botës 2026 për Shqipërinë. Një ndeshje delikate, të cilën kuqezinjtë duhet ta fitojnë që të mbajnë gjallë shpresat për një kualifikim të mundshëm në Botëror. Trajneri Silvinjo duket se ka qartësuar idetë e tij në lidhje me formacionin pas seancave të para stërvitore dhe kompletimit të grupit. Në portë pritet të luajë Strakosha. Gjimshiti dhe Ajeti do të luajnë në qendër të mbrojtjes, Mitaj në të majtë, ndërsa në krahun e djathtë ka balotazh mes Hysajt dhe Balliut. Në mesfushë pritet të luajë treshja Asllani-Ramadani-Laçi. Bajrami dhe Broja në krahë, ndërsa ka dilema për majën e sulmit me Daku dhe Manajn që konkurrojnë për një fanellë titullari.
sfidanti.al