Sulmuesi i Cesena-s dhe i kombëtares U-21 të Shqipërisë, Christian Shpendi ka dhënë së fundmi një intervistë për mediet italiane, ku foli për sezonin e tij. Shpendi deklaroi se ky vit ishte shumë i rëndësishëm për të dhe për skuadrën, pasi siguruan ngjitjen në Serie B.
“Ishte një vit i rëndësishëm, sigurisht. Si mund të mos e them këtë, pasi ne u ngjitëm në Serie B. Çështja kryesore është se arritëm gjithçka që kishim synuar të arrinim që nga dita e parë”-tha fillimisht ai. Teksa i pyetur për aspektin personal, sulmuesi shqiptar u shpreh se këtë vit ai është rritur shumë.
“Unë u rrita shumë, duke përfituar nga hapësira më e madhe që gjeta në fushë. Të paturit më shumë minuta në fushë është e rëndësishme, sepse të vendos edhe përpara përgjegjësive në rritje”-deklaroi Christian Shpendi.
sfidanti.al