Është apo jo Harri Kejn një sulmues i klasit botëror? Të duket habi që kjo pyetje i bëhet trajnerit Sauthgejt nga gazetarët anglezë, ndërsa në të kaluarën çdo gjë angleze dukej e nivelit më të lartë botëror. Bosi i Anglisë gjeti mënyrën e tij për t’u përgjigjur dhe për t’u shmangur.
“Unë do të vazhdoj të kërkoj më shumë nga ai, ta sfidoj që të jetë më i madh, pasi jam i pasigurt mbi kuptimin e kësaj fjale (klas botëror) dhe se çfarë duhet bërë për ta merituar”, – tha ai. Më pas, Sauthgejti shtoi se “jemi krenar që kemi një lojtar si Harri dhe jam krenar që ai është kapiteni im”. Problemi kryesor për ish-mbrojtësin është që ekipi të mos jetë i varur kaq shumë nga Kejni.
Sulmuesi kryesor ka shënuar 15 gola në 25 ndeshjet e fundit të Anglisë, dhe në 48 nga 54 ndeshjet gjithsej të kombëtares dhe të Totenhemit. Për krahasim, Rahim Stërling, që po luan pranë sulmit, ka 3 vjet që nuk shënon. Gjithsesi, Sauthgejt është i qetë. “Nuk do të ndryshojmë asgjë për ndeshjen e radhës, – tha ai, – ndaj Panamasë kemi një tjetër test, ju e parë që Belgjika vuajti 45 minuta ndaj saj”.
Sfidanti.al