Mançini, një italian jep parashikimin e tij për Botërorin

Së pari nuk mund të rrijë pa thënë se po vdes nga hidhërimi që po e ndjek Botërorin nga televizori. Roberto Mançini, sulmuesi me klas i Italisë në Botërorin 1990 nuk mundi ta niste punën si trajner i të kaltërve në botëror, pasi skuadra e tij ishte eleminuar që më parë. “E kam shumë të vështirë ta shoh Botërorin në televizor, – thotë ai, – është një vuajtje për të gjithë ne”.

Gjithsesi, pyetja e radhës nuk mund të ishte tjetër përveçse “kush do ta fitojë Kupën e Botës?” “Mendoj se do të fitojë Brazili, – shprehet Mançini, – gjithsesi, është shpejt të jepet gjykim pas ndeshjes së parë. Francën dhe Spanjën, po ashtu i shoh pretendente, ndërsa të papritura mund të jenë Anglia dhe Belgjika”.

Sfidanti.al