Santos siguron mbibetesën

Santos siguroi mbijetesën në ditën e fundit të kampionatit brazilian duke mposhtur Cruzeiron 3-0. Ky ishte një lehtësim për ekipin, veçanërisht për Neymar, i cili tani do t’i nënshtrohet një operacioni në meniskun e gjurit të majtë. Kampioni luajti 90 minuta të plota pavarësisht dhimbjeve në gju, teksa në fund festoi i lumtur.

“Erdha këtu për të ndihmuar ekipin në mënyrën më të mirë të mundshme. Javët e fundit kanë qenë të vështira, isha në pikën time më të ulët mendore. Jam mirënjohës ndaj atyre që më mbështetën dhe ndaj Zotit. Tani është koha për të pushuar dhe pastaj për t’u operuar”, tha ai pas ndeshjes.

Pas një dëmtimi në kofshën e djathtë në mesin e shtatorit, Neymar u rikthye në aksion në fillim të nëntorit, duke kontribuar me një tregolësh kundër Juventudes që e kishte sjellë Santosin më afër vendit të sigurt.

“Santos meriton më shumë, ata meritojnë të jenë gjithmonë në krye”, shtoi ylli brazilian, pa zbuluar të ardhmen e tij, pasi kontrata e tij skadon në fund të janarit.

“Nuk e di çfarë do të ndodhë. Për momentin, dua të pushoj dhe të bëj një pushim nga futbolli. Por zemra ime i përket gjithmonë Santosit”.