Sançez mbërrin në Mançester, ndihmësi i Fergit paralajmëron

Aleksis Sançez fluturoi shpejt me një avion privat drejt Mançesterit, ku finalizoi detajet e kalimit të tij tek Junajtidi. Sulmuesi kilen hipi në një makinë të klubit dhe kaloi vizitën e zakonshme mjekësore, ndërsa e pret kontrata me rrogë 510 mijë euro në sezon.

Transferimi ishte një vepër e shkëlqyer e Murinjos, dhe një përforcim i madh për skuadrën, veçse një nga ndihmësit e dikurshëm të Sër Aleks Fergusonit ka bërë një paralajmërim. “Rroga që po i jepet Sançezit pritet të krijojë mungesë harmonie në skuadër, – u shpreh Stiv Meklaren, – një pagë e tillë mund të japë probleme afatgjata në dhomën e zhveshjes, me mjaft lojtarë që mund të jenë të pakënaqur. Barazia e pagave është shumë e rëndësishme, dhe nëse njëri nga lojtarët ka diferencë të madhe me të tjerët, ka krisje”.

Sfidanti.al