Kristiano Ronaldo, telashe te tjera me organet fiskale; shkak spotet publicitare

Vazhdon beteja ligjore mes Kristiano Ronaldos dhe organeve tatimore spanjolle. Tashme dihet se portugezi eshte nen akuze per evazionin fiskal prej 14.7 milione Eurosh nga te drejtat e imazhit, por duket se kjo histori ka te tjera detaje. Ne vitin 2014, Ronaldo derdhi 22.7 milione Euro nga shifra prej 150 milionesh te perfituara nga realizimi i spoteve te ndryshme publicitare ne 12 vjet me Agjencine Tatimore qe siguroi 5.6 milione Euro.

Sipas avokatit te futbollistit Hoze Antonio Çoklan, i cituar edhe nga e perditshmja AS, problemi qendron te kriteri i ndryshem i aplikuar ne secilat prej kontratave publicitare. Keshtu Ronaldo ka reklamuar ne Spanje  nje marke makine qe shitet vetem ne Japoni duke paguar vetem 6% te shifres se perfituar, nderkohe qe organet tatimore kerkojne deri ne 45%.

E njejta gje ka ndodhur edhe me kontratat e tjera ne Irlanden e Veriut dhe Ishujt Virgin apo me llogarite bankare ne ‘Miarbaud’ ne Zvicer. Nje rast i ngjashem ishte edhe ai i Luka Modric i cili ne fund pranoi te paguaje shifren e detyrimit prej 1 milion Euro. Politika e Realit te Madridir parashikon mospagim te gjobave fiskale te futbollisteve te tij. Keshtu qe do t’i takoje Ronaldos, avokati i te cilit ka ndryshuar strategji, qe te zgjidhe kete problem qe e ben akoma me te erret kete sezon te tij.

Sfidanti.al