Edhe gjigandët kalojnë kohë të këqija dhe kjo po i ndodh këtë edicion Diego Pablo Simeones. Atletiko e tij e Madridit pësoi golin më të shpejtë që kur e ka pasur argjentinasin në stol, që në minutën e parë në fushën e Seviljes, dhe përfundimisht u eleminua nga Kupa e Mbretit. Në fillim të dhjetorit të vitit të kaluar erdhi “mandata” e parë, eleminimi nga Championsi, ndërsa tani një dhimbje pak më e vogël, por që i shtohet së parës.
“El Çolo” nuk po arrin të motivojë skuadrën për të qenë në ato lartësi të viteve të kaluara dhe nuk dihet sesa mund ta shtyjë kështu (apo ndoshta është diçka e përkohëshme?). Në stadiumin e Seviljes përfundoi 3-1 për skuadrën e trajnerit Vinçenco Montela, që mori më në fund një kënaqësi pas shumë kritikave. Sergio Eskudero shënoi që në 1’, Antuan Grizman barazoi në 13’, ndërsa pastaj tundën rrjetën Ever Banega me penallti dhe Pablo Sarabia. Ndeshja e parë kishte përfunduar 2-1 po për Seviljen.
Shpresat e vetme të Simeones këtë sezon janë fitorja e Ligës së Europës (që të kualifikon për në Champions), por sidomos lufta me Barcelonën për titullin, nëse mund të quhet e tillë, pasi Atletiko është 11 pikë prapa, edhe pse në vend të dytë. Sidoqoftë, objektivi më real do të ishte sigurimi i Championsit nga kampionati.
Sfidanti.al